Ballina Lajme nga Vendi

Elbasan, procedohen penalisht 9 drejtues mjetesh

Elbasan, procedohen penalisht 9 drejtues mjetesh

Elbasan, procedohen penalisht 9 drejtues mjeteshhttp://ata.gov.al/2018/09/11/elbasan-procedohen-penalisht-9-drejtues-mjetesh/Policia është prezent me radar e drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, ata që drejtojnë mjetin nën ndikimit e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shkeljet e ndryshme që parashikohen në Kodin Rrugor.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 11 Shtator 2018

TIRANË 11 shtator/ATSH – A.Fortuzi/ – Policia Rrugore e Elbasanit, gjatë javës që kaloi ka proceduar penalisht 9 drejtues mjetesh dhe ka pezulluar ndër të tjera dhe 10 lejedrejtimi.

Policia është prezente me radar e drager, në autostradë dhe në rrugët e qytetit, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi tej normave të lejuara, ata që drejtojnë mjetin nën ndikimit e alkoolit apo në gjendje të dehur, si dhe për shkeljet e ndryshme që parashikohen në Kodin Rrugor.

Gjatë javës që kaloi janë proceduar penalisht 9 drejtues mjetesh nga këta: 3 drejtues mjetesh janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur si dhe janë proceduar penalisht në gjendje të lirë 6 drejtues mjetesh.

Si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 10 lejedrejtimi, për drejtim të mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, për shpejtësi tej normave të lejuara, mbajtja e fëmijës në vend të parë, për drejtim mjeti në sens të kundërt, largim nga vendi i aksidentit.

Nga kontrollet janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimit rrugor ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative dhe konkretisht: janë vendosur 1100 masa kryesisht për mosvendosje të rripit të sigurimit, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, nuk respektojnë shpejtësinë veçanërisht në qendrat e banuara dhe në afërsi të vendkalimeve të këmbësorëve, për xhama të errët, mungesë të kontrollit teknik të mjetit, mosruajtja e distancës në udhëtim, për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse, për parakalime të gabuara si dhe për mospozicionim në korsinë e duhur.

Janë kryer 300 teste alkooli, ku kanë rezultuar 10 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 90 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool, por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 200 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.

Shifrat tregojnë reflektimin pozitiv të drejtuesve të mjeteve, duke shmangur drejtimin e automjetit, pas përdorimit të pijeve alkoolike. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBuxheti i 2018 siguron mbështetjen për ish-të dënuarit politikë
Artikulli tjetërMazniku: Amendimi i ligjit për teatrin e ri, proces i hapur dhe transparent