ROMË, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Jorge Mendes nuk është dakord.
Agjenti i fuqishëm tregtar i Cristiano Ronaldos dhe i shumë futbollistëve të tjerë e ka quajtur “thjesht qesharake” faktin që çmimin e UEFA-s për lojtarin më të mirë të fundsezonit e mori Modriç dhe jo klienti i tij.
“Futbolli luhet brenda katër vijave kufizuese dhe Cristiano Ronaldo fitoi atje’’, u shpreh i nervozuar Mendes, siç raportohet nga edicioni online i gazetës portugeze “Record”.
”Në Champions League ai shënoi 15 gola, tërhequr Realin dhe duke e çuar atë në fitoren e një tjetër kupe. Është thjesht diçka qesharake që ai nuk e fitoi këtë çmim’’, theksoi agjenti i Cristiano Ronaldos./ /os/ a.jor.








