Ballina Bota

BRUKSEL – Llambat halogjene ndalohen në Bashkimin Europian

BRUKSEL, 31 gusht /ATSH-ANSA/ – Nga 1 shtatori llambat halogjene do të ndalohen në Bashkimin Europian, sipas direktivës 244 të vitit 2009.

Tregtarët që ende kanë gjendje do të duhet t’i shesin ato për disa muaj për të përfunduar stokun, pasi më pas do të ndalohet shitja e tyre.

Halogjenet  do të ndalohen për arsye të kursimit të energjisë, pasi janë joefikase (klasa e efikasitetit të energjisë D, ndërsa maksimale është A ++), dhe në krahasim me një llambë LED konsumojnë pesë herë më shumë.

Kostoja më e madhe e këtyre llambave amortizohet brenda një viti.

Ndalimi duhej të hynte në fuqi që nga viti 2016, por ishte shtyrë për të lejuar që të përhapeshin sa shumë llamba LED.

Megjithatë, jo të gjitha halogjenet do të dalin jashtë qarkullimit më 1 shtator./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Anëtarët e Nobelit për Letërsinë mohojnë kthimin në juri
Artikulli tjetërPolicia dhe Prokuroria grup të posaçëm hetimor