TIRANE, 30 gusht /ATSH/ -Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti për ditën e sotme parashikohet me diell në pjesën më të madhe të ditës në bregdet, ndërsa prej mesditës në zonat e tjera të territorit do të shfaqen vranësira të shoqëruara me reshje lokale shiu, pjesërisht edhe shtrëngata në lindje deri në orët e vona të pasdites.
Era do të jetë nga kuadrati i veriperëndimit 2-12 m/sek si pasojë e kontrasteve termike.
Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1.5 metra.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 21/34 diell |
| Kukës | 18/29 shi diell |
| Lezhë | 22/33 diell |
| Dibër | 15/27 shi diell |
| Durrës | 21/33 diell |
| Tiranë | 20/34 shi diell |
| Elbasan | 20/33 shi diell |
| Berat | 18/34 shi diell |
| Vlorë | 20/33 re diell |
| Korcë | 17/28 shi diell |
| Gjirokastër | 16/33 shi diell |
| Sarandë | 21/33 diell |
/e.malaj/j.p/





















