Ballina Lajme nga Vendi

Juventus angazhon edhe Ronaldo Jr.

TIRANË, 28 Gusht /ATSH/ -Juventus ka “dyfishuar” Cristiano Ronaldo.

Klubi italian ka angazhuar me moshat djalin e madh të yllit portugez, Ronaldo Jr.

8 vjeçari pasi ka luajtur me Real Madrid, ka prekur topin për herë të parë edhe me fanellën e “Zonjës së vjetër”.

Ai është bërë pjesë e akademisë së të rinjve me U-9, duke u bashkuar në grupin e fëmijëve, baballarët e të cilëve luajnë për Juventusin, si Mattia Barzagli.

Në një intervistë që ka pasur më herët, 33-vjeçari ka folur me superlativa për djalin e tij të parë, duke u shprehur i bindur se një ditë do të bëhet 100% si ai.

“Ronaldo Jr është shumë konkurrues dhe më pëlqen që t’i mësoj atij shumë gjëra. Ka një trup të mirë, është i shpejt, dhe po mëson shumë. Ai do të bëhet 100% si unë”, u shpreh Ronaldo.

Tani na mbetet për t’u parë nëse do të vlejë fjala e urtë “bëmë baba të të ngjaj”, edhe pse shenjat e para i ka dhënë.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBerat, ndërhyrje për mirëmbajtjen e monumenteve të kulturës
Artikulli tjetërNervozohet Mourinho: Kam më shumë tituj se 19 trajnerët e tjerë në Premier Ligë