Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 28/8/2018

HAGË – Irani i kërkon gjykatës më të lartë të OKB-së që të urdhërojë heqjen e sanksioneve amerikane të rivendosura nga Donald Trump.

MILANO – Matteo Salvini takohet me Viktor Orban.

KOPENHAGË – Presidenti francez, Emmanuel Macron për vizitë shtetërore në Danimarkë me ftesë të mbretëreshës Margrethe.

BERLIN – Takim mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe homologut të saj kroat, Andrej Plenkovic.

HELSINKI – Vizitë zyrtare e presidentit francez, Emmanuel Macron në Finalndë.

PARIS – Konferenca vjetore e ambasadorëve të Francës.

UASHINGTON – Ministrja e Punëve të Jashtme e Kanadasë në Uashington për të negociuar një marrëveshje të re të tregtisë së lirë.

TEHERAN – Presidenti Hassan Rohani thërritet para Parlamentit për të folur për vështirësitë ekonomidhe dhe dosien bërthamore iraniane. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e martë 28 gusht 2018
Artikulli tjetër“Shpirti arbëresh në veshje”, ekspozita që përshkruan identitetin e një populli