TIRANË, 26 gusht/ATSH/ – Interesi i qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të tyre përmes platformës së bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al” vijon të rritet dhe po ashtu edhe numri i rasteve që marrin zgjidhje përmes kësaj platforme.
Nga të dhënat më të fundit rezulton se në nivel qendror numri total i ankesave të regjistruara në këtë platformë është 16 571, prej të cilave janë trajtuar 15 271 raste.
Ndërsa në nivel vendor, numri total i ankesave të regjistruara është 2 633 prej të cilave janë përfunduar 2 297 ankesa.
Në rubrikën “Fjala ime” janë regjistruar 238 raste, ndërsa në rubrikën “Nisma ime” rezultojnë të regjistruara 285 raste.
Gjatë kësaj jave nga 10 rastet e spikatura si histori suksesi, 3 raste i përkasin Ministrisë së Drejtësisë, 2 raste Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 3 raste Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe 2 raste Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.
Në platformën online, www.shqiperiaqeduam.al, janë loguar në total 47 483 persona dhe rezulton se ka 9 942 regjistrime të reja./m.m//e.caushi/























