Forumi në Austri, Thaçi mes liderëve të rajonit

TIRANË, 25 gusht /ATSH/ Në Austri, në Alpbach i ka nisur punimet forumi ku po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Në këtë forum do të diskutohet perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor.“Strategjia aktuale e BE për Ballkanin Perëndimor përfshin një rrugë të qartë veprimi për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Shqipërinë, Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën.

Cilat janë perspektivat e ardhshme potenciale për afrimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor? Politikanët dhe ekspertët e rinj politikë do të shkëmbejnë pikëpamjet e tyre mbi këtë dhe çështje të tjera të zgjerimit të BE-së”, thuhet në hyrje të axhendës.

Përveç Thaçit dhe Vuçiqit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.