TIRANË, 24 gusht/ATSH/-Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit po vijon punimet për sistemimin dhe pastrimin e zonave të Parkut të Madh.
Në disa zona të Parkut, APR po punon për “shërimin” e disa plagëve të hapura sikurse vetë ky institucion e konsideron, për ta kthyer në një hapësirë rekreative model ku çdo copë e vogël e mbetur rrëmujë stonon.
Sipas Agjencisë së Parqeve, 2018-2019-ta do jenë vitet e kompletimit të punëve për gjithë rikualifikimin e rimëkëmbjen. /j.p/





























