Ballina Lajme nga Vendi

Marchisio zbulon të ardhmen

TIRANË, 22 Gusht /ATSH/ -Mesfushori Claudio Marchisio duket se do të transferohet në Francë.

Në një video në “Instagram”, Claudio Marchisio, ka përshëndetur tifozët e Juventus, por duket se ka qenë qartësisht një mesazh që shpreh të ardhmen e mesfushorit, pasi fjala e parë e tij ka qenë: “Bonjour”, në frëngjisht do të thotë “Mirëdita”.

Atyre që e pyesin nëse do ta vazhdojë karrierën në Ligue 1, Marchisio mjaftohet të thotë: “Jam në ditët e fundit në këtë qytet. Shumë shpejt, unë dhe familja ime, do të zgjedhim, përfundimisht të ardhmen. Por me siguri më pëlqen Franca.”

Ok Franca, po ku?! Me shumë gjasa “Princi” do të shkojë në “Principatë”. Monaco është klubi që ka bërë gati ofertën për mesfushorin. Firma dhe zyrtarizimi pritet javën e ardhshme.

/gj.m/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestime për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në Roskovec
Artikulli tjetërKaka’: Dua të bëj më shumë për Milanin