Ballina Lifestyle

Aston Martin ”ringjall” makinën e James Bondit

TIRANË,22 gusht /ATSH/ – Nuk është aspak një shaka. “Është një fantazi për koleksionistët”, thotë Andy Palmer, President i Aston Martin, markës historike britanike që ka vendosur të prodhojë 25 njësi të Aston Martin DB5, modeli legjendar që është parë në filmat James Bond.

Për herë të parë, ky mjet fantastik u shfaq në “Goldfinger” të vitit 1964. Tani, do të dalë në treg në vitin 2020 dhe do të kushtojë plot 3,7 milionë euro.

25 makinat Aston Martin DB5 do të kenë ngjyrë gri dhe do të kenë të gjitha pajisjet që DB5 ka pasur në filmat e agjentit 007, përfshi këtu automatikët e fshehur, që sigurisht nuk do të jenë armë të vërteta zjarri./a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSi mund të përfitoni pension më të lartë me kontribute shtesë
Artikulli tjetërGREQI – Shpërthim i fuqishëm jashtë një ndërtese në Pire’