SEUL, 17 gusht /ATSH-DPA/ – Paulo Bento i Portugalisë është zgjedhur sot trajneri i ri i kombëtares së Koresë së Jugut deri në Botërorin e 2022.
Bento, 49 vjeç , do të zëvendësojë Shin Tae Yong, kontrata e të cilit nuk u rinovua pas skualifikimit në fazën e grupeve në qershor në Kupën e Botës në Rusi, pavarësisht një fitoreje 2-0 në ndeshjen e fundit kundër skuadrës që mbante titullin, Gjermanisë.
Bento ka qenë trajner i kombëtares portugeze gjatë viteve 2010-2014, duke arritur në gjysmëfinalen e Euro 2012.
Ai gjithashtu ka trajnuar klubin e Lisbonës dhe së fundmi klubin e futbollit “Chongqing Lifan” të Kinës./ /a.i/ a.jor.








