Ballina Lajme nga Vendi

Hysi: Fund kandidimit formal të grave

TIRANË, 16 gusht/ATSH/-Në më pak se një vit nga zgjedhjet vendore në Shqipëri, duhen marrë masa nga aktorët përkatës për të adresuar sfidat që lidhen me pjesëmarrjen e grave në politikë.

Organizata ndërkombëtare Un Women që operon edhe në Shqipëri, në drejtim të të drejtave të grave, ka theksuar se pjesëmarrja e grave në politikë ka ende sfida që duhen adresuar.

Një nga zërat më të fuqishëm në drejtim të adresimit të sfidave të tilla, zv/kryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi ka theksuar se i duhet dhënë fund kandidimit formal të grave në politikë, duke refuzuar dorëheqjen e tyre për t’ia lënë mandatit një burri.

“I duhet dhënë fund praktikës së kandidimit formal të grave dhe vajzave dhe duhet refuzuar dorëheqja e tyre për ti lënë mandatin një burri”, -thotë zv/kryetarja e parlamentit, Vasilika Hysi. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMonitorimi i sjelljes së këmbësorëve, Policia: Konstatohet rrezikshmëri
Artikulli tjetërMuzeu Historik Kombëtar, një dritare e hapur për të gjithë