Ballina SPORT

Ndizet sërish ëndrra Modriç, zikaltërit kanë kohë deri të premten

TIRANË, 14 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Nuk ka të sosur telenovela e verës, që lidhet me transferimin e mundshëm të Luka Modriç te Inter. Real Madrid, që ka në pronësi lojtarin është totalisht kundër këtij transferimi, por kroati nën-kampion bote duket se insiston që të vishet zikaltër.

Mesfushori ka udhëtuar për në Talin me Realin e Madridit, ku do të marrë pjesë në ndeshjen e Superkupës së Europës, ndaj Atletikos. Mediat italaine raportojnë se të hënën paradite, kroati ka kontaktuar zi-kaltrit dhe u ka konfirmuar vullnetin për t’u transferuar në Milano, ndërsa u ka premtuar se çështja do të zgjidhet brenda të enjtes. Pritet që Modriç të shfrytëzojë udhëtimin në Talin, për të folur sërish nga afër me Perezin dhe për t’i kërkuar largimin, ndërsa zikaltrit nuk kanë ndërmend të humbin shpresat, të paktën deri të premten në orën 20:00, kur mbyllet merkatoja e Serisë A. Deri tani presidenti i madrilenëve ka konfirmuar se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kroati, të paktën deri në momentin që asnjë klub nuk paguan 750 milionë eurot e klauzolës së parashikuar në kontratën mes palëve. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakDrejt shkëlqimit dhe Kroi i Selckës në Pogon, monument unikal i shek. XVIII
Artikulli tjetërFOTO/ Magjia e turizmit në Shqipëri