Ballina Bota

Lituania aprovon strategjinë e re të sigurisë kibernetike

RIGA, 13 gusht /ATSH-DPA/ – Lituania miratoi sot një strategji të re të sigurisë kibernetike, që përcakton mënyrat e veprimit dhe reagimit të sektorit publik dhe privat të vendit përballë kërcënimeve dhe sulmeve kibernetike.

Dokumenti, i cili përcakton politikën shtetërore për pesë vitet e ardhshme, u hartua nga Ministria e Mbrojtjes së vendit balltik në kundërpërgjigje ndaj numrit në rritje të sulmeve kibernetike kundër organizateve dhe aseteve të sektorëve të rëndësishëm strategjikë, thuhej në një deklaratë.

Lituania, një republikë ish-Sovjetike, kufizohet me enklavën ruse të Kaliningradit dhe ka qenë jashtëzakonisht e shqetësuar për sigurinë e saj kombëtare, pasi Rusia aneksoi tre vjet më parë një rajon të Ukrainës fqinje.

/u.sh/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Frontex: Bie fluksi i migrantëve me destinacion Europën
Artikulli tjetërKlubi londinez i “Tottenham” shtyn hapjen e stadiumit të ri për shkaqe sigurie