TIRANE, 11 gusht/ATSH/- Moti për ditën e sotme, do të nisë i kthjellët në të gjithë vendin.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, në mesditë parashikohet që vranësirat do të marrin zhvillim në Jug e përgjatë zonave malore.
Gjithashtu, parashikohet shi i izoluar në Juglindje në orët e nxehta të ditës në formë shtrëngate apo stuhi afatshkurtër. Era do të fryjë me drejtim Veriperëndim-Juglindje 1-12 m/sek kryesisht në bregdet në mesditë.
Valëzimi i forcës 3 me lartësi vale 0.8-1.3 metër.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 23/35 diell pak re |
| Kukës | 19/33 diell re pik shiu |
| Lezhë | 22/34 diell pak re |
| Dibër | 17/30 diell re pik shiu |
| Durrës | 23/34 diell pak re |
| Tiranë | 23/35 diell pak re |
| Elbasan | 22/35 diell re shi i dobet |
| Berat | 21/35 diell re shi i dobet |
| Vlorë | 23/34 diell pak re |
| Korcë | 17/29 diell re |
| Gjirokastër | 18/35 diell re stuhi |
| Sarandë | 21/34 diell pak re |
/a.g/





















