Ballina Uncategorized

Messi merr shiritin e kapitenit te Barcelona

TIRANË, 11 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/- Pas largimit të Iniestës, do të jetë Lionel Messi kapiteni i ri i Barcelonës. Klubi katalanas ka përzgjedhur hireakinë e futbollistëve në fushë dhe Messi do të jetë lideri i skuadrës.

Zv.kapiten është zgjedhur Gerard Pique, ndërsa kapiteni i tretë është Sergi Roberto, sipas asaj që bëri të ditur klubi katalanas në një komunikatë për shtyp.

Messi, golashënuesi më i mirë i historisë së klubit të Barcelonës, ka qenë zv.kapiten, që kur u largua Xavi në vitin 2015.

Për Pique është hera e parë që do të jetë zv.kapiten dhe e ka marrë këtë privilegj pasi u tërhoq, Sergio Busquets./m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Valët gravitacionale të krijuara nga tunelet hapësirë-kohë!
Artikulli tjetërTelenovela Modriç-Inter drejt fundit, kroati i rrëfehet miqve