Ballina Ekonomi

Cilësi dhe standarde për bizneset në fushën e peshkimit

TIRANË, 6 gusht/ATSH/ Freskia, cilësia dhe standardi i lartë i produkteve të certifikuara nga ente ndërkombëtare është modeli që duhet të ofrojnë bizneset në fushën e peshkimit.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi sjell shembullin e flotës së peshkimit KORAL, e cila nisi si një biznes familjar në qytetin e Kavajës dhe sot përbëhet nga 9 anije.

“Një lider i sektorit të produkteve të detit në tregun kombëtar dhe atë europian – një shembull për bizneset në vend, duke i imponuar tregut kriteret më të rëndësishme që ky biznes duhet të përmbajë: freskinë, cilësinë dhe standardin e lartë të produkteve të certifikuara nga ente ndërkombëtare”, shprehet Peleshi.

/m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak670 masa administrative dhe 17 arrestime, Policia Durrës rrit kontrollet në fundjavë
Artikulli tjetërKriteret e reja për t’u bërë mësues, diploma që duhet