https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10156008393421523/
TIRANË, 4 gusht/ATSH/ Mozaikët në Bazilikën e Linit, në Pogradec do të qëndrojnë zbuluar për vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik.
Kryeministri Edi Rama shpërndau sot përmes rrjetit social “Facebook”, pamje të këtyre mozaikëve që tashmë janë gati të presin vizitorët.
“Mirëmëngjes dhe me këto pamje nga mozaikët e Bazilikës së Linit në Pogradec, që do të qëndrojnë zbuluar për vizitorët gjatë gjithë sezonit, ju uroj një fundjavë të bukur”, shprehet Rama.
Ambienti i Baptisterit, i cili shërbente për pagëzimin e kandidatëve të bashkësisë kishtare u zbulua pak ditë më parë për turistët. Në qendër të tij ndodhet vaska e pagëzimit në formën e një luleje katërfletëshe dikur e veshur me pllaka mermeri. Në këtë ambient dominon motivi i pjergullës.
Për të gjithë të interesuarit, ambienti i cili do të jetë i vizitueshëm është pastofori, ambient polifunksional i cili shërbente për ruajtjen e teksteve ungjillore dhe sendeve të shenjta të përdorimit liturgjik./m.m/



















