Ballina Ekonomi

Normat e interesit në rënie për lekun, nxisin kreditimin  

TIRANË, 2 gusht /ATSH/- Normat e interesit të lekut kanë ardhur në rënie në tremujorin e dytë të këtij viti , duke favorizuar nxitjen e kreditimit në monedhën vendase.

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se, për këtë periudhë të vitit normat e interesit të kredive, depozitave dhe letrave me vlerë në lekë shfaqen në nivele minimale.

Kredia për sektorin privat regjistroi një rritje mesatare me 5% në tremujorin e dytë të vitit, me një kontribut më të balancuar në rritje midis kredisë në lekë dhe kredisë në valutë.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e fundit vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 1.00%, normën e interesit të depozitës njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 0.10% dhe normën e interesit të kredisë njëditore në Bankën e Shqipërisë në nivelin 1.90%. e.xh/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShqiptarët e diasporës kontribut për ruajtjen e traditave në vendlindje
Artikulli tjetërModriç te Inter, kroati i ka thënë po zi-kaltërve