Ballina Uncategorized

FUTBOLL- “Barcelona” kërkon shërbimet e Arturo Vidal

TIRANË, 2 gusht/ATSH/ – Ekipi i “Barcelonës” ka kaluar një paradite mjaft të ngjeshur.

Mesfushori i “Bajernit” Arturo Vidal, është kthyer në një nga objektivat e ekipit blaugranas, por sipas “AS” alternativat janë të shumta nëse tratativat për Vidal dështojnë.

Edhe pse janë të interesuar për shërbimet e tij, “Barcelona” është mjaft e shqetësuar për dëmtimin e fundit në gju që ka pësuar Vidal, por ata besojnë se shërbimet mjekësore të klubit do të bëjnë një ekzaminim të plotë të gjendjes fizike të lojtarit.

Sipas “AS”, kalimi i Vidal në “Santiago Bernabeu” varet shumë nga shitja e lojtarit të “Barcelonës”, Yerry Mina.

Për këtë të fundit në garë për të marr shërbimet e tij janë ekipet e, “Everton”, “Manchester United” dhe  “Olympique Lyonnais”, të cilët duhet të derdhin në arkat e klubit spanjoll plot 40 mln euro./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Apple kalon vlerën rekord të 1 000 miliardë dollarëve!
Artikulli tjetërNga 1 janari 2019, lëvizje e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës