TIRANË, 1 Gusht/ATSH-A.Fortuzi/-Tratativa mes Juventusit dhe Milanit për transferimin e Leonardo Bonuçit në Torino dhe dyshes Kaldara e Higuain te kuqezinjtë është bllokuar, pasi sulmuesi argjentinas nuk është dakord me kushtet.
Milani i kishte ofruar Juventusit formulën e huazimit për bomberin amerikano-latin me të drejtë blerje pas një viti, për një kostot totale të operacionit 55 milionë euro (17 milionë vitin e parë për borxhin dhe 38 milionë sezonin e ardhshëm për blerjen përfundimtare), nga krahu tjetër vetë sulmuesit i ishte ofruar një kontratë 3-vjeçare me vlerë 6 milionë euro, 1.7 milionë euro më pak nga se ai aktualisht merr te Juventus. Në kuadër të këtij operacionit ishte rënë dakord që Milani e Juventus të shkëmbenin kokë më kokë Kaldaran dhe Bonuçin. I pari 24-vjeç dhe Miliani do ti japi një pagë më të lartë se Juventus, nga krahu tjetër, Leonardo Bonuçi, i cili vetëm për të luajtur te Juventus ishte i gatshëm të përfitonte më pak se te Milan, nga 8.5 milionë euro në 5 milionë euro në sezon, por me vetëdijen se mund të jetë viti i duhur për të fituar titullin kampionit të Europës, pasi në Torino sot është një tip, që quhet Ronaldo dhe që ka fituar 5 Liga Kampionesh dhe 5 Topa të artë.
Pra, në tratativën që u shpjegua më lartë, vetëm Higuan është ai që humb dhe për këtë arsye, “Pipita” kërkon të shfrytëzojë mundësinë për të përfituar të ardhura shtesë. Higuain në asnjë moment nuk ka kërkuar largimin e tij nga Juventus dhe në asnjë moment nuk ka shprehur gadishmërinë për të kaluar në formë huazimi te një skuadër tjetër, prandaj “Pipita” shpreson që të vijë një ofertë më e mirë dhe më e kënaqëshme për të plotësuar t të gjitha kërkesat e tij. /a.g/











