Ballina Kryesore

Parashikimi i motit, 29 korrik 2018

TIRANE, 29 korrik/ATSH/- Në vend do të qarkullojnë masa ajrore të paqëndrueshme. Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare dhe dendura.

Reshje shiu me intensitet të ulët, pjesërisht shtrëngatë shiu dhe stuhi afatshkurtra mbi relievet e larta kodrinore-malore në Lindje të territorit. Vija bregdetare preket nga reshjet në orët e para të mëngjesit. Më tej mot me diell dhe vranësira kalimtare. Mjegullinë e izoluar në zonat malore.

Era me drejtim Verilindje-Veriperëndim 1-15m/sek e vrullshme në bregdetin Jugor.Valëzimi në dete i forcës 3-4 me lartësi vale 1.4-2.5metër.

QYTETET Temperaturat në °C
Shkodër 20/32  diell shi
Kukës 18/31  diell shi
Lezhë 21/30  shi diell
Dibër 15/30  diell shi
Durrës 21/32  shi diell
Tiranë 21/31  diell re
Elbasan 20/31  diell shi
Berat 19/32  diell re
Vlorë 20/31  diell shi
Korcë 16/27  diell shi
Gjirokastër 15/33  diell shi
Sarandë 18/30  diell re

 /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakARRSH, përmirësim i aksit Gjirokastër-Kakavijë
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 29/07/2018