Ballina Kryesore

”DokuFest” sonte në Tiranë për adhuruesit e filmave

TIRANË,28 korrik /ATSH/ – ”DokuFest” vjen në Tiranë për adhuruesit e filmave dhe të magjisë së ekranit të madh . Me një përzgjedhje të filmave nga programi i pasur i këtij edicioni ky edicion vjen me temën “Reflektimi”.

Filmat do të shfaqen tek Amfiteatri i Tiranës sonte duke filluar në orën 20:00.
Merrni miqtë dhe bashkohuni për një natë madhështore nën qetësinë e natyrës nën dritat e ekraneve të mëdha duke shijuar filmin që ju pëlqen.

Programi i filmave që do të shfaqjen janë:

HERE THERE IS NO EARTH (Martin DiCicco – USA/Armenia/Turkey, 2001)
Këtu, në vend të barit apo trëndafilave të egër, gurët e zinj mbijnë nga toka…

THE DRIVER IS RED (Randall Christopher – USA, 2017)
I vendosur në Argjentinë në vitin 1960, ky dokumentar i vërtetë i krimit ndjek historinë e agjentit të fshehtë Zvi Aharoni.

LAS NUBES (Juan Pablo González – Mexico, 2017)
Në qytetin Las Nubes, një pronar ferme tregon se si prej se ka ndaluar së maturi kohën kujtesa e tij është mjegulluar pothuajse tërësisht.

SOLAR WALK (Réka Bucsi – Hungary, 2018)
Solar Walk shfaq udhëtimin e individëve dhe krijimeve të tyre nëpër kohë dhe hapësirë.

SHUKRIA (Visar Jusufi – Kosovë, 2018)
Shukria na e tregon mënyrën primitive të të menduarit të shoqërisë patriarkale dhe rolin e gruas në atë kohë deri më sot.

SONÁMBULO (Theodore Ushev – Canada, 2015)
Një udhëtim surrealist përmes ngjyrave dhe formave inspiruar nga poezia Romance Sonambulo nga Federico Garcia Lorca. /a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGjirokastra, bukuria dhe pasuria shqiptare e UNESCO-s
Artikulli tjetërShtatë aventurat që duhet t’i bëni në Shqipëri