Ballina Kosova

Thaçi: Të bashkohemi për të siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë

TIRANË, 22 korrik/ATSH/ – Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se kjo ishte ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

“Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, – ka shkruar ai në facebook./KosovaPress//e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHAPËSIRË – Zbulohet ylli që ”gëlltit” planete
Artikulli tjetërAKU bllokon në Tiranë 180 kg djathë me niseshte