Ballina Bota

SUEDI – Zjarret dhe thatësira përfshijnë gjithë vendin

STOKHOLM, 20 korrik /ATSH-ANSA/ – Suedia është përfshirë kohët e fundit nga një thatësirë e paprecedentë që ka shkaktuar edhe një numër të konsiderueshëm zjarresh.

Pamjet nga satelitët Sentinel-2 dhe Sentinel-3, të programit europian ”Kopernik”, i menaxhuar nga Agjencia Europiane e Hapësirës (ESA) dhe nga Komisioni Europian tregojnë pamje të vështira për t’u besuar.

Kontinenti i Vjetër po kalon një valë të nxehti e kombinuar me reshje të pakta, që po shkakton zjarre në disa zona të Suedisë, jo larg nga qyteti i Ostersundit, në pjesën qendrore dhe veriore të vendit.

Nga hapësira janë qartë të dukshme shtëllungat e tymit të ngatërruara me retë e shkaktuara nga zjarret.

Autoritetet lokale suedeze kanë njoftuar se janë rreth 50 zjarre aktive dhe janë tre heri më të furishme nga normalja.

Si një masë parandaluese, disa fshatra janë evakuar duke pritur të zbuten flakët.

Për Jonas Olsson, i Institutit Hidrologjik dhe Meteorologjik, në shumicën e vendit reshjet janë shtatë herë më të pakta sesa mesatarja, vlera më e ulët e regjistruar në shekullin e fundit.

Arsyet për këtë rekord të temperaturave dhe  thatësirës  duhet të kërkohen tek  ndryshimet klimatike./ /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakEksportet me Maqedoninë, Ministria për Mbrojtjen e Sipërmarrjes: Vetëm 20% e ngarkesave do të mostrohen
Artikulli tjetërGJERMANI – Shumë të plagosur pas një agresioni në një autobus