Ballina Kulturë

Labova e Kryqit në “Rrugët e besimit”

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Labova e Kryqit është një nga kishat e tjera të restauruara e cila është futur tashmë në projektin “Rrugët e Besimit”.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro bëri të ditur se është hartuar një intenerar i veçantë për turistët duke iu dhënë mundësinë të vizitojnë objekte të kultit të cilat janë pjesë e trashëgimisë sonë kulturore.

Kisha e Labovës së Kryqit dhe rruga që të çon në këtë kishë tashmë janë të rikonstruktuara dhe një numër mjaft i madh turistësh tashmë e kanë vizituar këtë kishë mjaft të veçantë. Për Ministren e Kulturës pjesë e itinerarit Rrugët e Besimit nuk janë bërë vetëm turistët e huaj por edhe ata ata vendas të cilët.

Kisha e Labovës së Kryqit është një nga monumentet më interesante në Shqipëri që i kushtohet Shën Mërisë. Kisha, siç shihet sot, është kryesisht ndërtim i shekullit të 13-të dhe kohës së Despotatit të Epirit, megjithëse një themel fillestar mund të shkojë thellë në kohën e perandorit Justinian. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi dekoron Era Istrefin për promovimin e Kosovës nëpër botë
Artikulli tjetërDiplomohen 43 kadetë të rinj, Xhaçka: Jo vetëm oficerë me armë, por financierë dhe mjekë