KINË – Rënia e juanit ul ndikimin e luftës tregtare

SHANGAI, 20 korrik /ATSH-AFP/ – Monedha kineze ka rënë në nivelin më të ulët që prej një viti për lehtësimin e eksportuesve të gjigantit aziatik, por me rrezikun e nxitjes së zemërimit të presidentit amerikan, Donald Trump në sfondin e luftës tregtare kino-amerikane.

Që prej prillit, kartmonedha e kuqe me pamjen e Mao Cedunit ka humbur 10% të vlerës përballë dollarit amerikan. Një rënie e menjëhershme ndërkohë që Uashingtoni do të vendosë tarifa doganore prej rreth 7% të produkteve që importon nga Kina çdo vit.

Ulja e juanit ofron një kompensim të paneglizhueshëm për eksportuesit kinezëpër humbjen e tyre të konkurrueshmërisë lidhur me rritjen e tarifave doganore amerikane”, theksoi Rajiv Biswas, ekonomist i kabinetit IHS Markit.

SHBA-ja vendosi më 6 korrik tarifa doganore prej 25% për produktet kineze që korrespondojnë me 34 miliardë dollarë të importeve vjetore.

Kina u kundërpërgjigj duke parashikuar të njëjtën shumë për importet amerikane./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.