Ballina Kosova

Pullat postare me punime nga argjila

PRISHTINE, 16 korrik /ATSH/ -Nga sot  Posta së Kosovës lëshon në qarkullim të rregullt postar,  pullat postare me titull “Artizanati – punime nga argjila”.

Ky set i pullave postare prezanton pamje artistike të enëve nga argjila. Artizanati nënkupton punimin dhe përpunimin e gjërave të artit, si dhe formësimin e tyre, në rastin konkret formësimin e objekteve të ndryshme nga argjila.

Kosova është e njohur për traditë të pasur të artizanatit me vlera të çmuara, të krijuar prej shekujsh nga mjeshtrit popullorë në çdo regjion të saj, sipas karakteristikave dhe specifikave të zonave të ndryshme, duke u spikatur me shumëllojshmërinë e saj.

Për një periudhë të gjatë kohore objektet e punuara nga argjila kanë gjetur një përdorim të gjerë në amvisni, por edhe në dekorim të hapësirës jetësore. Kësaj radhe  prezantohen pamjet e pjatave dhe enëve për ujë, të punuara nga duart e arta të artistëve. /KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSezoni turistik, policia shpërndan fletëpalosje për pushuesit nga Kosova
Artikulli tjetërDwayne Johnson vjen me “Skyscraper”, premierë në Tiranë