Ballina SPORT

FIFA: Asnjë rast me doping në Botëror

TIRANË, 14 korrik/ATSH-ANSA/ FIFA nuk ka raportuar asnjë rast dopingu pas pothuajse 4 mijë mostrave të marra që nga janari, në një program testimi të zbatuar në fazën përfundimtare të Kupës së Botës RUSI 2018. Rasti i fundit me doping daton në 1994, në Shtetet e Bashkuara, dhe është ai që përfshinte argjentinasin Diego Armando Maradona. Programi 2018 përfshinte 626 mostra të marra gjatë Botërorit, duke përfshirë dy lojtarë nga secila skuadër e testuar pas çdo ndeshjeje. Gjithsej 108 mostra u mblodhën një ditë para fillimit të ndeshjeve.

Në njoftimin e FIFA-s thuhet se disa lojtarë të katër ekipeve gjysmëfinaliste në Rusi 2018 janë kontrolluar tetë herë këtë vit. Testet antidoping në lidhje me Botërorin e Rusisë janë analizuar në laboratorin e akredituar nga Agjencia Botërore Anti-Doping në Lozanë të Zvicrës. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKlosi apel qytetarëve: Mos pranoni të shërbeheni me qese plastike
Artikulli tjetërKIEV – Ukraina nënshkruan kontratë me “Airbus” për blerjen e 55 helikopterëve civilë