ROMË, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Cristiano Ronaldo do t’i jetë mirënjohës përjetë Realit të Madridit nëse ky i fundit e lejon të largohet, theksoi menaxheri CR7, Jorge Mendes për shtypin portugez.
”Ronaldo do t’i jetë mirënjohës presidentit, drejtorit, stafit, mjekut, të gjithë punëtorëve pa përjashtim si dhe gjithë fansave të Real Madridit në gjithë botën”, u shpreh ai.
Shtypi vendas në Spanjë dhe në Itali thonë se Ronaldo e ka arritur tashmë një marrëveshje me Juventusin, edhe pse askush prej klubeve nuk ka zyrtarisht konfirmuar negociatat.
”Nëse Ronaldo do të largohet do të jetë një fazë e re dhe një sfidë e re në karrierën e tij brilante”, theksoi Mendes./ /os/ a.jor.








