TIRANË, 2 korrik/ATSH/ “Patëm probleme gjatë tri ndeshjeve të para në grup të luajtura këtu në Rusi, por nesër ne duam të ndryshojmë dhe ta kontrollojmë ndeshjen që nga fillimi”.
Kështu ka deklaruar trajneri i përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç në prag të ndeshjes të së martës kundër Suedisë, e vlefshme për fazën e një të tetave të Kupës së Botës Rusi 2018.
Kualifikimi ynë në raundin e dytë, ka deklaruar tekniku i helvetëve, e ka rritur interesimin dhe entuziazmin e tifozëve dhe ne do të jemi “të uritur” për fitore si edhe tifozët tanë, të cilët kanë udhëtuar për në Shën Petërburg në mbështje të kombëtares.
Ndeshja Zvicër-Suedi do të zhvillohet të martën në 3 korrik, në orën 16.00, në stadiumin Krestovski me një kapacitet prej afro 68000 vendesh. /ansa//r.e/








