Ballina Kryesore

Çelja e negociatave, 12 muaj për të avancuar axhendën e integrimit

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155919190566523/

TIRANË, 29 qershor/ATSH/ – Ndryshim formal e ka cilësuar Kryeministri Edi Rama diferencën mes çeljes së negociatave menjëherë dhe çeljes së tyre qershorin e vitit të ardhshëm, ndërkohë që gjëja më e rëndësishme është fakti që puna përgatitore do të nisë menjëherë duke lejuar avancim të axhendës së integrimit edhe në këta 12 muaj. Kryeministri mbajti fjalën e tij në takimin me strukturat e integrimit europian në Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe Ministritë e linjës, titulluar “Faza pasardhëse e procesit të pranimit të Shqipërisë, hapat dhe sfidat përpara”.

Edhe sikur, vuri në dukje Kryeministri Rama, të kishim çelje imediate të negociatave do të na duhej një periudhë pune përgatitore, në të ashtuquajturin proces screening të procesit, që do të merrte një kohë të caktuar që normalisht shtrihet në 6 deri në 12 muaj.

“Fakti që çelja e negociatave është përcaktuar pas 12 muajsh, por ndërkohë misioni do nisë menjëherë procesin përgatitor është në kuptimin më të plotë i mirëpritur nga vendi ynë. Ndërkohë që nga njëra anë, shtetet anëtare, mund të zgjidhin problemin me veten dhe opinionin e vendeve të tyre, nga ana tjetër lejojnë procesin të fillojë pa humbur një minutë kohë. “Paralelisht të ngremë gjithë strukturën e negociatave dhe të thellojmë punën në të gjitha drejtimet e përcaktuara nga teksti i Këshillit Europian”, – theksoi Kryeministri Rama. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakThaçi: Kosova lidere në rajon në luftën kundër ekstremizmit
Artikulli tjetërARIZONA – Melania Trump viziton fëmijët pa dokumente të migrantëve