Ballina Bota

TURQI – Ince pranon humbjen përballë Erdoganit

ANKARA, 25 qershor /ATSH-AFP/ – Kundërshtari kryesor i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, Muharrem Ince njoftoi sot se pranonte humbjen dhe i kërkoi kreut të shtetit të ishte presidenti i të gjithë turqve.

”Pranoj rezultatin e zgjedhjeve”, u shpreh Ince gjatë një konference shtypi në Ankara duke i bërë thirrje Erdoganit të bëhej presidenti i 81 milionë turqve.

”Zoti Erdogan… bëhuni presidenti i 81 milionë turqve duke i mbështetur të gjithë”, deklaroi Ince./ /v.b/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakArtan Imami propozon kompromisin: Teatër i ri, por të mos preket prona
Artikulli tjetërSHBA – Trump i vendosur për migracionin, 2 000 fëmijë ende të ndarë nga prindërit