Ballina Uncategorized

Sot debutimi i suedezëve, anglezëve dhe belgëve

TIRANË, 18 Qershor/ATSH-A. Fortuzi/-Botërori “Rusi 2018” vijon sot në orën 14:00 me skuadrën Suedeze që do të zbres në fushë për tu përballur me Koren e Jugut. Përballja vjen në kuadër të takimeve të para të grupit F, ku bënë pjesë dhe Gjermania dhe Meksika, të cilat u përballën të dielën pasdite dhe ku skuadra amerikano latine “tronditi” parashikimet, duke mundur skuadrën kampionëve të botës në fuqi, Gjermaninë.

Përveç suedezëve, të cilët lanë jashtë botërorit Italianë, në fushë gjatë ditës së sotme do të jenë dhe skuadrat e grupit G. Sipas kalendarit në orën 17:00 do të jetë sfida, Belgjik-Panama, teksa në mbrëmje në orën 20:00, përballja Tunizi-Angli.

Ditën e martën përfundojnë dhe sfidat e para në grupe, përballë do të jenë skuadrat e grupit H, Kolumbi-Japoni dhe Poloni-Senegal, teksa në mbrëmje rikthehet në fushë për ndeshjen e dytë në grup përfaqësuesja e vendit organizatorë, Rusisë, që do ketë përballë Egjiptin. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHKUP – Media ndërkombëtare përshëndet marrëveshjen Greqi-Maqedoni
Artikulli tjetërShtyhet raportimi i ministres Gjonaj tek Ligjet, pranohet kërkesa e PD-së