Ballina SPORT

Gjithë Islanda para televizorit për ndeshjen kundër Argjentinës

ROMË, 18 qershor /ATSH-ANSA/ – Një komb i tërë, ndonëse me vetëm 330 mijë banorë, qëndron para televizionit për Kupën e Botës Rusi 2018.

Ky është suksesi që është arritur nga kombëtarja islandeze në debutimin e saj në Kupën e Botës, që përfundoi të shtunën me rezultatin befasues 1-1 kundër Argjentinës.

Sipas një mesazhi në “Twitter” nga Federata islandeze e Futbollit ndeshja në televizion është ndjekur praktikisht nga krejt popullsia e ishullit, duke arritur një nivel shikueshmërie prej 99,6 për qind.

Një shenjë kjo e pasionit me të cilin ndiqet kombëtarja në atdhe, të cilës autori i golit, Alfred Finnbogason me humor iu përgjigj se “0,4% që mungon ishte në fushë”. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapja e negociatave, udhëheqësit fetarë në Shqipëri apel Merkelit dhe Makronit
Artikulli tjetërMeksika nën hetim për thirrje homofobe