Ballina Lifestyle

FOTO/ Neymar me model të ri flokësh në Botëror

TIRANË, 16 qershor/ATSH/ Kampionati Botëror RUSI 2018 sapo ka filluar dhe yjet e ekipeve pjesëmarrëse përpiqen të tërheqin vëmendjen e tifozëve, por jo vetëm, edhe me look-un e tyre. Siç shihet edhe nga këto foto të “Marca”, ylli i përfaqësueses braziliane dhe i “PSG” Neymar Da Silva, do të zbresë nesër (të dielën) në takimin ndaj Zvicrës me një look të ri: flokë në ngjyrë të artë. Sigurisht që ai shpreson që “i artë” të jetë prezantimi si futbollist në Botëror.

Këto foto janë bërë gjatë seancës stërvitore të së shtunës të Selecaos. /marca//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSchmeichel spektakolar dhe Peruja që dështon në gjithçka
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e diel 17 qershor 2018