Ballina SPORT

Dua të fitoj Botërorin dhe jo Topin e Artë

TIRANË, 15 qershor /ATSH/ Neymar është një nga kandidatët për të qenë ylli i Kupës së Botës dhe ai deklaron se për të gjëja më e rëndësishme është të fitojë turneun dhe jo Topin e Artë. Braziliani humbi muajt e fundit të sezonit me “Paris Saint-Germain” pas një dëmtimi, por tani është aftësuar plotësisht dhe nga ai pritet shumë në këtë botëror.

“Nuk dua të jem më i miri në botë, dua të fitoj kupën, – deklaron Neymar. – Unë jam i gatshëm të bëj çfarë duhet për të fituar kupën dhe të tregoj formën time më të mirë.

Në dy ndeshjet miqësore që ka luajtur për Brazilin para fillimit të Botërorit, atyre kundër Kroacisë dhe Austrisë, Neymar dukej në formë që pas dëmtimit të tij.

“Përpiqem gjithmonë të jap më të mirën time, – thotë ylli brazilian. – Unë nuk di se si të godas ose të shënoj shumë mirë, por di si të dribloj mirë.”

Paraqitja e parë e Brazilit në Botërorin RUSI 2018 është këtë të dielë kundër Zvicrës në orën 20.00 dhe më tej do të ndeshet me Kosta Rikën më 22 qershor dhe Serbinë pesë ditë më pas. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – EPP: Palët e përfshira në procesin për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë të jenë konstruktive
Artikulli tjetërArgjentinë-Islandë 1-1. Messi merr dhe humbet 11-metërsh