TIRANE, 14 qershor/ATSH/-Deputetja e PD, Jorida Tabaku reagoi sot lidhur me themelimin e kompanisë “Air Albania”.
Në një deklaratë për mediat, Tabaku tha se “kompania është krijuar vetëm 9 ditë përpara daljes së vendimit të posaçëm të qeverisë, duke treguar qartë se gjithçka ishte e paracaktuar, pa garë, jo transparente dhe antiligjore”.
Sipas saj “kjo është e njëjta kompani që PD e denoncoi në janar si pjesë të aferës korruptive me Aeroportin e Vlorës dhe një kompani turke”. /a.g/























