TIRANË, 11 qershor/ATSH-ANSA/ – “Skuadrat e tjera shkojnë përpara dhe fitojnë pa kërkuar justifikime. Justifikimet janë për humbësit”.
Kështu Fabio Kapelo ish trajner i ekipit Kombëtar të Anglisë, duke folur për “The Sun” ka nënvizuar se Kombëtarja e Anglisë nuk duhet të kërkojë justifikime nga jashtë për rendimentin e ulët që shfaqën në Kupën e Botës, në rast se edhe këtu gjërat shkojnë keq.
“Presioni i një Botërori është diçka ndryshe”.
Është e vështirë të kuptosh se çfarë ju ndodh shumë lojtarëve në këtë kompeticion”, ka shtuar Kapelo, i cli udhëhoqi Anglinë në Botërorin e Afrikës së Jugut në vitin 2010, ndërsa në vitin 2014 ishte trajner i Rusisë.
“Fanella e Kombëtares mund të peshoj shumë në shpatullat e një lojtari.
Tërheqja nga një Botëror nuk është një burgosje, këto janë gjëra që persona të ndryshëm shpikin si rezultat i humbjeve të tyre”, theksoi Kapelo. /e.caushi/








