Ballina Kryesore

FOTOLAJM/ Plazhi në Sarandë në vitin 1989

TIRANE, 11 qershor/ATSH/- Saranda në cepin jugor të Shqipërisë, ka qenë gjithnjë një destinacion i kërkuar dhe i frekuentuar nga shqiptarët.

Kjo foto e vitit 1989 nga arkivi i Agjencisë Telegrafike Shqiptare, dëshmon më së miri se Saranda ka qenë gjithnjë qyteti i pushimeve.

Perla e jugut edhe pse në atë kohë nuk ishte e shumë e aksesueshme për shkak të distancës së largët, ishte e lakmuar sidomos nga çiftet e reja në ditët e tyre të pushimit pas martese.

Nga kjo foto shihet se ka jo vetëm popullim nga pushuesit e shumtë në brigjet e  saj, por duket qartë edhe arkitektura tipike të kohës. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiViaggia: Shqipëria destinacioni turistik i këtij viti
Artikulli tjetërITALI – Malta refuzon pritjen e një anijeje me 600 migrantë