Ballina Kryesore

Plazhet e Karaburunit, perlat ende të pazbuluara të bregdetit shqiptar

TIRANË, 10 qershor/ ATSH / – Vetëm pak kilometra në vijë tokësore nga Vlora, ngrihet magjishëm kepi i njohur i Karaburunit, i cili në turqisht do të thotë Kepi i Zi.

Gjire dhe plazhe mahnitëse shtrihen në gjithë vijën bregdetare që lagin kepin si ai i Shën Vasilit, Gjiri i Anglezit, Gjiri i Gramës, Gjiri i Ariut, Gjiri i Dafinës, etj. Janë të gjitha perla për të mos u humbur në këtë verë.

Gjiri i Dafinës është një prej bukurive natyrore më të veçanta që ofron gadishulli i Karaburunit.

Në morinë e gjireve detare që ka ky gadishull si, gjiri i Dafinës dhe të tjerët, Karaburuni bëhet vendi më i bukur në plazhet detare dhe më i pa-eksploruari.

Këto vende dhe gjire të bukur mund të vizitohen përmes udhëtimeve me mjete lundruese duke u nisur nga Vlora apo Orikumi. Pozicioni strategjik e ka bërë atë të vështirë për qasje masive të vizitorëve.

Vende të pazbuluara dhe të pa-ekspozuara gjenden akoma në turizmin shqiptar./e.caushi/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 10/06/2018
Artikulli tjetër”Telegraph”: Shqipëria koha për ta vendosur vendin antik në listën e vendeve të preferuara