FOTO/ Ditët dibrane dhe matjane pushtojnë Tiranën
FOTO/ Ditët dibrane dhe matjane 'pushtojnë' TiranënProdukte vendase, agroturizëm, kulinari, trashëgimi kulturore, etnografi, bujtina, prodhime artizanale, turizëm kreativ, njësi akomoduese e qendra rekreacioni, të gjitha u shpalosën në sheshin e tregut të Pazarit të Ri, ku mjaftë qytetarë provuan produktet më të mira të prodhuara në këto zona.Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi këtë panair si një arritje dhe sukses i prodhuesve nga Dibra dhe Mati duke i cilësuar ato si nga më të mirat në vendin tonë.
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 08.06.2018
TIRANË, 8 qershor/ATSH-Niko Lena/ – Në sheshin kreativ te Pazari i Ri u çel ekspozita turistike me produkte bujqësore, blegtorale dhe të artizanatit të ardhura nga Dibra dhe Mati.
Produkte vendase, agroturizëm, kulinari, trashëgimi kulturore, etnografi, bujtina, prodhime artizanale, turizëm kreativ, njësi akomoduese e qendra rekreacioni, të gjitha u shpalosën në sheshin e tregut të Pazarit të Ri, ku mjaftë qytetarë provuan produktet më të mira të prodhuara në këto zona.
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi prezantoi këtë panair si një arritje dhe sukses i prodhuesve nga Dibra dhe Mati duke i cilësuar ato si nga më të mirat në vendin tonë.
Edhe deputetja e Dibrës Almira Xhembulla u shpreh se mbështetja që i është bërë sektorit bujqësor dhe blegtoral ka bërë që produktet e tokës dibrane të kërkohen në mbarë Ballkanin.
Prodhuesit dhe zejtarët u shprehën për ATSH se investimet e tyre në sektorët bujqësor dhe blegtoral kanë dhënë fitime të kënaqshme. /a.fortuzi//a.g/




























