Ballina Lajme nga Vendi

Dhurimi vullnetar i gjakut, nismës i bashkohet edhe SHISH

TIRANE, 8 qershor /ATSH/ -Shërbimi Informativ i Shtetit iu bashkua nismës së Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut, nën moton: “Dhurimi vullnetar i gjakut – akt human dhe qytetar”.

Punonjësit e SHISH-it, nën asistencën e strukturave të Kryqit të Kuq, dhuruan gjak në ndihmë të zgjidhjes së një problemi mjaft serioz, siç është ai i mungesës së gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurt në spitalet tona, si dhe në shprehje të humanizmit dhe mbështetjes ndaj fëmijëve talasemikë.

Drejtuesit e Shërbimit Informativ të Shtetit shprehën gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar dhe nisma të tjera, që ndihmojnë në ndërtimin e një dimensioni të ri social për komunitetin e inteligjencës.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Kryqit të Kuq Shqiptar shprehën konsiderata shumë të larta dhe falenderuan punonjësit e Shërbimit Informativ të Shtetit për mbështetjen e programit “Dhurimi vullnetar i gjakut-akt human dhe qytetar”. /e.malaj/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeteriner në çdo njësi administrative
Artikulli tjetërNJU JORK – SHBA i dorëzon Spanjës letrën e vjedhur të Kolombit