Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 07/6/2018

UASHINGTON – Donald Trump pret kryeministrin japonez, Shinzo Abe në Shtëpinë e Bardhë.

MOSKË – Shefi rus i diplomacisë, Sergei Lavrov pret homologun e tij të ri amerikan, Mike Pompeo.

BRUKSEL – Mbledhje e ministrave të Mbrojtjes së NATO-s.

SARAJEVË – Mbledhje e ministrave të Punëve të Brendshme të vendeve të Ballkanit për të diskutuar në lidhje me çështjen e rritjes së migrantëve që kalojnë drejt Europës Perëndimore.

MOSKË – Senacë televizive pyetje-përgjigje e Vladimir Putin me popullsinë ruse një javë para fillimit të Botërorit 2018.

VARSHAVË – Zhvillohen manovrat ushtarake vjetore “Sabre Strike” të drejtuara nga SHBA-ja me 18 000 ushtarë nga 19 vende të NATO-s në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni.

MADRID – Ministrat e qeverisë së re spanjolle mbajnë betimin para mbretit Felipe VI.

VRASHAVË – Presidenti rumun i qendrës së djathtë, Klaus Iohannis takohet me homologun e tij polak, Andrzej Duda.

PEKIN – Presidenti i Kirgizistanit për vizitë zyrtare në Kinë, takohet me kryeministrin kinez, Li Keqiang dhe presidentin Xi Jinping.

/G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, e enjte 7 qershor 2018
Artikulli tjetërAFGANISTAN – Ghani njofton armëpushim me talebanët me rastin e Bajramit