Ballina Bota

FUTBOLL – “Roma” merr mbrojtësin e “Portos”, Marcano

ROMË, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Pas blerjes së mesfushorit kroat Ante Koriç, “Roma” ka kthyer sytë nga mbrojtësi Ivan Marcano.

Me këtë veprim “Roma” përgatitet të zyrtarizojë blerjen e dytë në merkaton verore.

Mbrojtësi spanjoll 31-vjeçar, që në sezonin që sapo ka përfunduar luajti për ekipin e “Portos”, do të vijë në kryeqytetin italian nesër në darkë për t’u bërë pjesë e klubit me parametra zero.

Për Marcano është gati një kontratë trevjeçare prej rreth dy milionë eurosh në sezon. /G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTURQI – Mbi 72% i TAP i përfunduar
Artikulli tjetërNjohja reciproke, fitorja më e madhe e të dyja vendeve