Ballina Bota

BULLGARI – Sekuestrim rekord amfetamine

SOFJE, 29 maj /ATSH-ANSA/ – Në portin e qytetit Varna, në brigjet bullgare të Detit të Zi, policia sekuestroi një sasi rekord amfetamine.

”Gjatë kontrollit në një kontenier, të shkarkuar nga një anije e ardhur nga Kina, agjentët doganorë kanë zbuluar 2,5 tonë amfetaminë, të futur në 300 thasë, që sipas dokumentacionit duhet të kishin acid citrik”, tha prokuroria bullgare.

Pritësi do të ishte një qytetar i huaj i një vendi europian.

Për momentin, prokuroria ka refuzuar të japë detaje mbi emrin e anijes dhe për në cilin vend ishte destinacioni i amfetaminës./  /os/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNoti, një mënyrë efektive për të përmirësuar shëndetin dhe jetëgjatësinë tonë
Artikulli tjetërOperacion antidrogë i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë greke