ROMË, 21 maj /ATSH-ANSA/ – Presidenti italian, Sergio Mattarella do të presë sot për konsultime mbi formimin e qeverisë së re lidererët e dy partive Liga dhe L5Y.
Matarella do të presë në orën 17:30 Danilo Toninelli dhe Giuglia Grillo të L5Y (e majtë ), presidentë të Grupit Parlamentar te Dhomës dhe Senatit , të shoqëruar nga lideri Luigi di Maio.
Në orën 18:00 presidenti italian do të presë Marco Centinaio dhe Giancarlo Georgetti, të Ligës (e djathtë), të dy presidentë të Grupit Parlamentar të Dhomës dhe Senatit, së bashku me liderin Matteo Salvini./ /os/ a.jor.













