Ballina Bota

TEKNOLOGJI – Shpiket hunda artificiale

ZYRIH, 18 maj /ATSH-ANSA/ – Realizohet një hundë elektronike, në gjendje të nuhasë praninë e qenieve njerëzore duke u bazuar te gazrat që dalin nëpërmjet frymëmarjes dhe lëkurës.

E përbërë nga një grumbull mikroçipësh të vegjël, mund të montohet nëpër robotë dhe dronë që mund të përdoren në vend të qenve të shpëtimit në kërkim të të mbijetuarve nën orteqe apo rrënojat e tërmeteve.

Zbulimi i kësaj pajisjeje është publikuar në revistën shkencore ”Analytical Chemistry” nga studiuesit e Politeknikut të Zyrihut.

Testet e zhvilluara nga Universiteti i Innsbruckut tregojnë se hunda elektronike arrin të gjejë persona të bllokuar në ambiente të mbyllura./ /G.S/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOTO/ Transformimi i qendrës historike të Vlorës
Artikulli tjetërVeliaj dënon dhunën ndaj kryebashkiakut të Selanikut: Askush nuk mund të imponohet me dhunë