HAGË, 16 maj /ATSH-AFP/ – Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) konfirmoi sot se klori ishte përdorur si armë kimike në muajin shkurt, gjatë një sulmi kundër civilëve në qytetin sirian të Saraqebit.
Një mision hetimor i OIAC-së përcaktoi se klori u çlirua në sipërfaqe nga cilindra me piston, në Al Talil, në Saraqeb’’, u bë e ditur në një deklaratë të OPCW-së./ /v.b/ a.jor.






















